Bota

Vizita në SHBA e presidentes, Tajvani: Avionë dhe 3 anije ushtarake kineze rreth ishullit

Gazeta Si – Në Tajvan, ministria e Mbrojtjes e Taipeit, tha në një deklaratë se kishte zbuluar një avion dhe tre anije detare kineze në ujërat përreth ishullit në 24 orët e fundit.

Një lëvizje kjo e shënuar në ditën kur presidentja Tsai Ing-ëen u takua në Los Anxhelos Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy.  

E njëjta ministri, të mërkurën vonë në mbrëmje, tha se aeroplanmbajtësja kineze Shandong kaloi Kanalin Bashi dhe ujërat në juglindje të Tajvanit, duke demonstruar – sipas mediave të Pekinit – se ishte “plotësisht gati për operacione në det të hapur dhe për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës”.

Ndërkohë, Kina po kërkon nga Shtetet e Bashkuara të ndalojnë “ndërhyrjen e rëndë” në ato që konsiderohen “çështjet e brendshme” të Pekinit, duke paralajmëruar se Ushtria Çlirimtare Popullore, e cila “ruan gjithmonë një nivel të lartë gatishmërie, do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, duke ruajtur me vendosmëri paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”.

Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ato të ndryshme në nivel institucional të përhapur nga Pekini për këtë çështje, është përgjigja e qartë dhe emergjente ndaj takimit të zhvilluar në Kaliforni mes presidentes së Tajvanit Tsai Ing-ëen dhe kryetarit të Dhomës së SHBA-së, Kevin McCarthy.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtari i lartë amerikan tha se është besimplotë se do të gjenden mënyra për popullin e Amerikës dhe të Tajvanit që të punojmë së bashku për të mbështetur lirinë ekonomike, demokracinë, paqen dhe stabilitetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë