Bota

Lukashenko takon Putin: Vendet tona nuk do të shemben

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko është i bindur se Rusia dhe Bjellorusia do të kapërcejnë vështirësitë e shkaktuara nga presioni perëndimor dhe “nuk do të shemben”.

“A e parashikoi dikush se ne do të shembeshim? Ne nuk jemi shembur. Dhe nuk do të shembemi,” tha Lukashenko teksa takoi presidentin rus Vladimir Putin sot në Kremlin.

Të premten  është planifikuar një takim mes dy liderëve, gjatë të cilës do të jenë në tryezë çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht mënyra e zëvendësimit të importeve, forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, si dhe situata ndërkombëtare dhe masat e marra për garantojnë sigurinë, tha në një deklaratë shërbimi i shtypit presidencial bjellorus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë