Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko është i bindur se Rusia dhe Bjellorusia do të kapërcejnë vështirësitë e shkaktuara nga presioni perëndimor dhe “nuk do të shemben”.
“A e parashikoi dikush se ne do të shembeshim? Ne nuk jemi shembur. Dhe nuk do të shembemi,” tha Lukashenko teksa takoi presidentin rus Vladimir Putin sot në Kremlin.
Të premten është planifikuar një takim mes dy liderëve, gjatë të cilës do të jenë në tryezë çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht mënyra e zëvendësimit të importeve, forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, si dhe situata ndërkombëtare dhe masat e marra për garantojnë sigurinë, tha në një deklaratë shërbimi i shtypit presidencial bjellorus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje