Kamerat e vëzhgimit kapën momentet e fundit të themeluesit të Cash App, Bob Lee, 43 vjeç, i cili u godit brutalisht me thikë në San Francisko dhe u la për të vdekur.
Videoja tregon babanë e dy fëmijëve duke shtrënguar plagët e tij dhe duke iu lutur kalimtarëve për ndihmë – në një moment ai u përpoq me dëshpërim të ndalonte makinat që kalonin, por ata thjesht kaluan me shpejtësi duke e injoruar.
Siç shkruan Daily Mail, Bob u godit disa herë me thikë në gjoks mbrëmjen e së martës në lagjen Rincon Hill të qytetit, ku ishte për biznes.
Kjo vrasje brutale në zonën elektorale të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokrates Nancy Pelosi ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurisë publike dhe numrin në rritje të njerëzve të pastrehë në San Francisko. Lee i vrarë dikur jetonte në atë qytet, por ai u zhvendos pikërisht për shkak të rritjes së krimit në rrugë.
Videoja rrëqethëse tregon një Bob të gjakosur dhe të trullosur që lëkundet në Main Street, më pas duke u penguar drejt ndërtesës së apartamenteve Portside në 403 Main Street, ku ai bie në tokë. Ai qëndron i palëvizur për disa çaste, por disi arrin të gjunjëzohet dhe të kapë celularin. Kur një makinë e kalon atë, Lee i bën me dorë që të ndalojë, por shoferi thjesht ecën përpara.

Sipas një raporti nga San Francisco Standard, Lee thirri 911 rreth orës 2:35 të mëngjesit dhe bërtiti “Ndihmë, dikush më goditi me thikë”.
“Viktima u transportua në një spital lokal me lëndime kërcënuese për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të EMS dhe personelit mjekësor, burri iu nënshtrua plagëve të marra,” njoftoi Departamenti i Policisë së San Franciskos (SFPD).
Një thikë kuzhine me një teh 3.6 centimetra thuhet se u gjet në një parking aty pranë, por policia nuk ka bërë ende asnjë arrestim në lidhje me sulmin. Shefi i SFPD-së Bill Scott refuzoi të ofrojë një motiv për sulmin dhe nuk donte të thoshte nëse viktima ishte zgjedhur me qëllim apo rastësisht.
@DailyMail posted the CCTV footage showing Cash App founder Bob Lee asking for help after being stabbed, the car drove off. Then walked towards the apartment building staggering, holding his midsection and collapsing. #BobLee #SanFrancisco pic.twitter.com/1t83GNNpmt
— DeL2000 (@DeL2000) April 7, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje