Bota

Video e vdekjes së njeriut të Androidit: lutej për ndihmë, shpërfillej çnjerëzisht!

Kamerat e vëzhgimit kapën momentet e fundit të themeluesit të Cash App, Bob Lee, 43 vjeç, i cili u godit brutalisht me thikë në San Francisko dhe u la për të vdekur.

Videoja tregon babanë e dy fëmijëve duke shtrënguar plagët e tij dhe duke iu lutur kalimtarëve për ndihmë – në një moment ai u përpoq me dëshpërim të ndalonte makinat që kalonin, por ata thjesht kaluan me shpejtësi duke e injoruar.

Siç shkruan Daily Mail, Bob u godit disa herë me thikë në gjoks mbrëmjen e së martës në lagjen Rincon Hill të qytetit, ku ishte për biznes.

Kjo vrasje brutale në zonën elektorale të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokrates Nancy Pelosi ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurisë publike dhe numrin në rritje të njerëzve të pastrehë në San Francisko. Lee i vrarë dikur jetonte në atë qytet, por ai u zhvendos pikërisht për shkak të rritjes së krimit në rrugë.

Videoja rrëqethëse tregon një Bob të gjakosur dhe të trullosur që lëkundet në Main Street, më pas duke u penguar drejt ndërtesës së apartamenteve Portside në 403 Main Street, ku ai bie në tokë. Ai qëndron i palëvizur për disa çaste, por disi arrin të gjunjëzohet dhe të kapë celularin. Kur një makinë e kalon atë, Lee i bën me dorë që të ndalojë, por shoferi thjesht ecën përpara.

Sipas një raporti nga San Francisco Standard, Lee thirri 911 rreth orës 2:35 të mëngjesit dhe bërtiti “Ndihmë, dikush më goditi me thikë”.

“Viktima u transportua në një spital lokal me lëndime kërcënuese për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të EMS dhe personelit mjekësor, burri iu nënshtrua plagëve të marra,” njoftoi Departamenti i Policisë së San Franciskos (SFPD).

Një thikë kuzhine me një teh 3.6 centimetra thuhet se u gjet në një parking aty pranë, por policia nuk ka bërë ende asnjë arrestim në lidhje me sulmin. Shefi i SFPD-së Bill Scott refuzoi të ofrojë një motiv për sulmin dhe nuk donte të thoshte nëse viktima ishte zgjedhur me qëllim apo rastësisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë