Politike

Alibeaj i përgjigjet Berishës: E djathta është PD dhe jo ata që janë në koalicion me të majtë dhe komunistë

Gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko, Enkelejd Alibeaj ka marrë spunton nga një etiketim i Sali Berishës sipas të cilit Alibeaj dhe Basha nuk mund të përfaqësojnë kurrë të djathtën.

Alibeaj tha në fjalën e tij se PD-ja është sulmuar nga të gjitha anët dhe kur foli për të djathtën, Alibeaj i solli ndërmend Berishës se është në koalicion me një parti të majtë dhe la të kuptojë se ka futur po në zgjedhje një kandidat komunist si Marko Dajti.

“… Ajo për të cilën të gjithë ne sëbashku jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi një sfidë, kemi si një mision: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë. E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne.

Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi I janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë”, tha Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë