Politike

Mesazhi i vizitës në Tiranë, Escobar: 14 maji i rëndësishëm, kandidatët të jenë me integritet të lartë

Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka publikuar qëllimin e vizitës së tij dy ditore në Tiranë.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar në Twitter qëllimin e vizitës.

Përmes fotosh të takimeve që ai zhvilloi të martën me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Ambasada e SHBA njoftoi se, Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it si dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai diskutoi gjithashtu për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës së SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë