Politike

Fotot/ Escobar në Tiranë, takon Ramën dhe Begajn, Presidenca zbardh takimin. Të mërkurën bisedon me Metën dhe Alibeajn  

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka filluar vizitën e tij dy ditore në Tiranë me një takim të shkurtër me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta.

Më pas Escobar u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Ne takim ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. 

Presidenca njoftoi se, Presidenti Bajram Begaj ka vlerësuar gjatë takimit marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, SHBA ka rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë. Begaj vlerësoi mbështetjen që SHBA dhe Escobar i kanë dhënë negociatave Kosovë-Serbi. Sipas Presidentit, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një proces me ndikim të madh rajonal

Të mërkurën ai pritet  të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.

Në të njëjtën ditë ka parashikluar një takim edhe me Ilir Metën.

Ashtu sic edhe pritej nuk do të kenë ndonjë takim me tij dhe Sali Berishës apo përfaqësuesve të këtij të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë