Ndërkombëtarët po i mëshojnë faktit se në zgjedhjet e 14 majit kandidatët duhet të jetë pastër, kjo nënkupton që ata të mos kenë qenë të dënuar më parë nga drejtësia. Pas këtij apeli të fortë të ndërkombëtarëve, KQZ vendosi verifikimin e 30 kandidatëve për kryetarë bashkie dhe anëtar të këshillash bashkiak, duke prekur edhe propozimet edhe partive kryesore të politikës shqiptare.
Ndërkohë që në këto zgjedhje do të mbesin pa u verifikuar, nëse kandiddatë e propozuar për kryetar bashkish dhe anëtar këshillash kanë një të kaluar si bashkëpunëtorë të Sigurimit famëkeq të shtetit gjatë regjimit komunist.
Në korrik të vitit të kaluar shpërtheu një luftë mes socialistëve dhe presidentit të asaj kohe, Ilir Metës. Shkak u bë nxjerrja e një fakti ku dyshohej se Meta mund të ishte bashkëpunëtor i Sigurimit në kohyën kur ishte student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ndonëse se Meta e mohoi në mënyrë kategorike nuk mungoi përplasja me kryeministrin Edi Rama.
“Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurte: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj”, do të reagonte Rama në korrik të vitin të kaluar. Menjëherë PS u vu në lëvizje dhe paraqiti nismën që çdo kandidat për deputet apo kryetar bashkie dhe anëtar këshilli të jenë subjekt i verifikimit nga KQZ dhe Autoriteti i Dosjeve. Nisma parashikonte ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin për hapjen e dosjeve. Edhe pse kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla shpresonte se do të kishte votat e grupimit Alibeaj. Kjo për faktin se ndryshimi i ligjeve kërkon 84 vota. Ndonëse se realizuar zhbërja e vlerësimit të komisioneve Bezhani e Mezini për certifikatën e pastërtisë për politikanët e zyrtarët të marrë ndër vite, detyrimi për ti verfikuar ka ngecur. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në një reagim për mediat vizive u shpreh se nisma mbeten për t’u miratuar, duke shtuar se socialistët nuk i kanë 84 votat e duhura, pra gjithçka varet nga vullneti i opozitës, apo i asaj pjese të demokratëve që janë në grupimin Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje