Mark Ruçi, kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Mirditës, është tërhequr nga gara për kryebashkiak.
Në kërkesën e tij, Ruçi shkruan se tërheqja e tij është për arsye personale dhe familjare.
“Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes, 20.08.1964 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
Duke qenë kandidat për Kryetar Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsye personale dhe familjare me vullnet të lirë dhe të plotë tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të “14 Majit 2023”.
Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen tim për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetar Bashkie në Mirditë”, shkruan Ruçi në deklaratën e dorëheqjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje