Brenda 24 orësh dy kandidat të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt janë tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas kandidatit për bashkinë e Mirditës, ka dhënë dorëheqjen edhe ai i Gjirokastrës, Shemsho Lamaj.
“Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj për vetë situatën politike ku jemi, por më vuri edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika, të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limite.
I bindur se dualiteti i kandidaturave të djathta do të avantazhonte të majtën, por edhe ju të nderuar demokratë nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit të PD-së dhe të votoni një parti të majtë, pasi ishte kjo forcë politike që na nxori në opozitë në 2013, që largonte pa mëshirë demokratët nga puna. Ishte kjo forcë politike bashkëpërgjegjëse për represionin në 2014 mbi fshatin Lazarat, që me një brutalitet të pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkatërruar pronën, duke i burgosur djemtë e fshatit edhe me burgim të përjetshëm (kujtojmë që PS në atë periudhë nuk mund të qeveriste e vetme si dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI), për kanabizimin e vendit, miratimin e reformës për ndarjen administrative, e cila favorizon tërësisht PS dhe te tjera mëkate që kanë rënë mbi kurrizin tonë”, shkruan ndër të tjera Lamaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje