Ka ndodhur

Kërcënoi Noizy-n në TikTok, ndalohet në Rinas reperi Cllevio

Kleviol Ahmeti, reperi që është bërë i njohur për videot e tij në TikTok është ndaluar nga policia në Rinas. Ndalimi i Ahmetit është bërë pas denoncimit nga reperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy.

Sipas denoncimit të bërë nga Noizy dhe i ati, ata e akuzojnë të riun se u ka shkaktuar gjendje frike dhe ankthi të vazhdueshëm për shkak të kërcënimeve të bëra në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Kallëzimi penal ndaj Kleviolit që njihet edhe me emrin Cllevio është bërë më 13 prill. Ahmeti rezulton me precedentë penal. Ai është dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Armiqësia mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur në rrjetin social TikTok. Kleviol Ahmeti, në disa nga vidoet e tij të publikuara në rrjetin social, të cilat ja kushton reperti Rrajku e fyen dhe e ofendon me fjalor banal, por edhe e  kërcënon me jetë.

“Lufta” mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur fillimisht si rivalitet këngëtarësh të muzikës rep, më pas situata ka përshkallëzuar në përplasje fizike mes palëve.

Ata u konfliktuan në korrik të 2022, një muaj pasi Noizy e kishte bërë përgjegjes Ahmetin për tritolin në lokalin e tij.

Pas arrestimit dhe daljes së tij nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, Kleviol Ahmeti nuk e ndali gjuhën fyese ndaj reperit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë