Ka ndodhur

Pas përplasjes me Noizy-n, gjykata lë në ’arrest në shtëpi’ Cllevio Serbianon

Gazeta Si – Kleviol Ahmetaj, që njihet me emrin e artit Clevio Serbiano, është liruar dhe Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit për llogari të policisë së Durrësit disa ditë më parë, i akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Arrestimi i Ahmetit erdhi pas një denoncimi të bërë nga reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sipas Noizit, kërcënimet e Cllevios ndaj tij dhe familjarëve i shkaktonin pasiguri dhe ankth.

Pas arrestimit të tij sapo mbërriti në Rinas, pas një udhëtimi, Noizy dhe në përgjigje të reagimeve të shumta në rrjetet sociale njoftoi se do e tërhiqte denoncimin e bërë, pasi nuk donte që dikush të qëndronte i mbyllur për shkak të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë