Ekipi ligjor i gazetarit të burgosur të Wall Street Journal, Evan Gershkovich tha të martën për mediat se gjykata refuzoi lirimin me kusht të tij kundrejt vlerës së 613,000 dollarëve
“Dow Jones, pronari i WSJ, dha një letër garancie se nëse Evan lirohet nga paraburgimi, ata janë të gatshëm të japin garanci në shumën prej 50 milionë rubla. Por kërkesa jonë u refuzua,” tha avokatja e gazetarit, Maria Korchagina.
Kur vendimi i tij po lexohej në gjykatë, Gershkovich i tha gjyqtarit se nuk kishte nevojë për vendimin e përkthyer në anglisht, “Jo jo, nuk kam nevojë për përkthim”
Gershkovich është folës dygjuhësh rusisht-anglisht.
Gjykata e Moskës gjithashtu publikoi një deklaratë zyrtare për vendimin.
“Më 18 Prill 2023, Gjykata e Moskës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Qarkut Lefortovsky të Moskës të datës 30 Mars 2023 kundër Evan Gershkovich, i cili dyshohet se ka kryer krim sipas nenit 276 të Kodit Penal të Federatës Ruse”, thuhet në të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje