Bota

Gazetari i WSJ mbetet në burg, gjykata refuzon lirimin me kusht    

Ekipi ligjor i gazetarit të burgosur të Wall Street Journal, Evan Gershkovich tha të martën për mediat se gjykata refuzoi lirimin me kusht të tij kundrejt vlerës së 613,000 dollarëve

“Dow Jones, pronari i WSJ, dha një letër garancie se nëse Evan lirohet nga paraburgimi, ata janë të gatshëm të japin garanci në shumën prej 50 milionë rubla. Por kërkesa jonë u refuzua,”  tha avokatja e gazetarit, Maria Korchagina.

Kur vendimi i tij po lexohej në gjykatë, Gershkovich i tha gjyqtarit se nuk kishte nevojë për vendimin e përkthyer në anglisht, “Jo jo, nuk kam nevojë për përkthim”

Gershkovich është folës dygjuhësh rusisht-anglisht.

Gjykata e Moskës gjithashtu publikoi një deklaratë zyrtare për vendimin.

“Më 18 Prill 2023, Gjykata e Moskës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Qarkut Lefortovsky të Moskës të datës 30 Mars 2023 kundër Evan Gershkovich, i cili dyshohet se ka kryer krim sipas nenit 276 të Kodit Penal të Federatës Ruse”, thuhet në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë