Politike

KAS rrëzon kërkesën: Berisha nuk do të jetë në fletën e votimit, por Ilir Meta

Gazeta Si – Partitë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë bërë një lëvizje të papritur, si një kundërpërgjigje e PD-së së Alibeajt për të vendosur emrin e Ilir Metës në fletën e votimit si kreu i koalicionit.

Kjo parti kishte bërë ankesë në KAS kundër vendimit të kryekomisionerit Celibashi, i cili kishte vendosur që të mos vendosej emri i kryetarit apo liderit të koalicionit. KQZ ka regjistruar si kryetar të koalicionit Ilir Metën, por nuk rezulton në fletën e votimit.

Kërkesa u diskutua në KAS, ku Partia e Lirisë, kërkoi pranimin e pjesshëm të ankimit të PD-së, me propozimin që të vendoset emri i Sali Berishës si lider i koalicionit në fletën e votimit. Përfqësuesi PD-së, Sefa e kundërshtoi një propozim të tillë, duke kërkuar që të caktohet emri i Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, pasi Berisha nuk figuron i regjistruar në KQZ si kryetar i ndonjë subjekti zgjedhor në koalicion “Bashkë Fitojmë”.

Pas dëgjimit të pretendimit të palëve, KAS vendosi që pranojë pjesërisht kërkesën e PD-së, duke kërkuar që të vendosen emrat krerëve të koalicionit, ndërsa kundërshtoi që të vendoset edhe inicialet e koalicionit.

Ndërkohë që KAS rrëzoi kërkesën e Partisë së Lirisë që të vendoset emri i Sali Berishës si kryetari i koalicionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë