Gazeta Si – Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë, të dy vëllezër, ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Dishnicë-Çiflig në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës.
Sipas policisë, dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.
Nga shpejtësia e madhe, makina tip BMË me targa AB 077 CF nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara disa metra barrierën mbrojtëse, e cila ka hyrë brenda mjetit, duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçarit R.Sh., i cili ndodhej në sedilien e pasagjerit.
Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyrë në reaminacion, ndërkohë që vëllai i tij, K.Sh., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje