Ka ndodhur

Aksidentohen me makinë 2 vëllezër në Korçë, humb jetën 15-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë, të dy vëllezër, ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Dishnicë-Çiflig në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës.

Sipas policisë, dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.

Nga shpejtësia e madhe, makina tip BMË me targa AB 077  CF nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara disa metra barrierën mbrojtëse, e cila ka hyrë brenda mjetit, duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçarit R.Sh., i cili ndodhej në sedilien e pasagjerit.

Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyrë në reaminacion, ndërkohë që vëllai i tij, K.Sh., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë