Ka ndodhur

Zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës, s’ka të lënduar (video)

Nga Gazeta Si – Kati i katërt i Spitalit Rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të shtune.

Zjarri ka rënë në dhomat e repartit të kirurgjisë.

Për fat të mirë, flakët janë neutralizuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet aksidental.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Spitali i Shkodrës, duke sqaruar se pacientët u evakuuan menjëherë dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagimin e Spitalit të Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë