Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama nga Elbasani, ku thotë se kandidatët e koalicionit opozitar nuk kanë rivalë.
Sipas tij, i vetmi që u del përpara është gogoli që kërcen duke iu referuar Ramës, i cili kërceu me banorët e Kamzës gjatë një takimi elektoral.
“Kandidatët tanë nuk kanë rivalë. I vetmi që u del është një gogol që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve që po vijnë. E theksoj që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe duhet që jo vetëm qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri por këtë radhë është edhe detyrë patriotike se rikthimi i llogaridhënies absolutisht do sjellë dinamikë ngjarjesh për demokracinë në vendin tonë”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje