Politike

Rama për dyshen Berisha-Meta: Të godasim zorrën qorre  

Nga Mallakastra, kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë Partinë Socialiste. Rama është fokusuar më së shumti në deklarata politike adresuar dyshes Berisha-Meta.

“Njeri që e ka damkën non grata në lule të ballit, tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non grata prej kohësh.14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur sa më shpejt do nisemi drejt majës për të pasur një Shqipëri të 2030 që është kampione e Ballkanit në turizëm, eksporte bujqësore apo një Shqipëri që të kthehet mbrapa. kush mendon që s’ka kthim mbrapa gabon. Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë mundësia të marrin në dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para.

Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë të gjitha mirë, por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën. Ju e dini që unë pata një problem me apendisitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 majit nëse e shikon atë votë siç është, si mundësia që të jep demokracia, që si qytetar ti të vendosësh se kë duhet të marrë qyteti në punë për ti shërbyer qytetit dhe qytetarëve”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë