Sali Berisha reagoi përmes një deklarate zyrtare rreth debatit të fundit që shkaktoi ngritja e gishtit e Belind Këlliçit në një nga posterat e tij një formë shenje simbolike politike kundër korrupsionit
“Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën. Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë. Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar…”, tha Berisha. Më tej ai shtoi: “Erion Veliaj është i përfunduar. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave? E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje