Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama i “rikujtoi” Shkodrës se ai do atë, ndryshe nga se thuhet, sepse ajo është një fuqi ekonomike e vendit, por duhet zgjuar nga fjetja.
“Unë s’kam si mos ta dua Shkodrën sepse unë e di shumë mirë që këtu është një nga forcat e fjetura të ekonomisë shqiptare. Unë mendoj që nëse e zgjojmë këtë forcë ekonomie që ka Shkodra, nuk i bëhet mirë vetëm Shkodrës, i bëhet mirë gjithë ekonomisë shqiptare. Këto janë përralla që i hanë ata që duan t’i hanë dhe s’duan të logjikojnë. Po dhe stadiumin e Shkodrës unë e bëra për tifozët e Vllaznisë”, tha Rama.
Në prezantimin e kandidatit Benet Beci për bashkinë Shkodër, Rama u tha qytetarëve se Beci është nga ata kandidatë që nuk ka ngjyrë, referuar dhe të shkuarës së tij blu në Partinë Demokratike.
“Beneti kaq frikë ka të identifikohet me ngjyrën tonë sa në poster nuk ka asnjë lidhje me ngjyrën tonë. I kam thënë o Benet mos ki frikë, por Beneti e ka merak mos t’i prishë qejfin atyre të tjerëve, sidomos atij zotnisë që i thotë në emër, zoti Berisha. Unë as emrin nuk ia zë “,- ironizoi kryeministri.
Ai vazhdoi të përmendte “Like Floririn” (Ilir Metën) si zgjedhja e gabuar që do të bëjnë demokratët në 14 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje