Kryeministri Rama ka prezantuar kandidatin Tonin Marinaj në bashkinë e Malësisë së Madhe në Shkodër, për zgjedhjet e 14 majit.
Rama, duke iu referuar kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha se ai po bën dallime fetare në Malësinë e Madhe dhe kjo është arsyeja pse ai nuk duhet votuar.
“Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë, Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët.
Unë jam katolik, gruaja myslimane, 2 fëmijët nga martesat e para janë ortodoks dhe i vogli do e vendosi vetë. Nuk ka poshtërsi më të madhe se sa të flasësh shqip dhe t’u thuash njerëzve ndahuni në myslimanë dhe katolikë. Myslimanët në radhë të parë do t’i thonë ‘shko për dreq’ , s’ke asnjë kokërr vote nga ne”, tha Rama.
Spiropali: Vendi s’mund të jetë peng i halleve të Metës e Berishës, vota për PS është për punët e mira që na presin
Pjesë e takimit ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, tha se vota për Berishën dhe Metën, është votë për të mbajtur peng Shqipërinë.
“Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre. Ne do të vazhdojmë përpara me Tonin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë. Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini sepse punon për Malësinë, punon për malësorët”, tha Spiropali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje