Politike

Rama në Librazhd: Nuk ka më arsye për tu dhënë shans Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama ishte në Librazhd në një takim elektoral. Ai tha se Shqipëria nuk duhet t’u kthehet më personave të damkosur nga populli  partnerët.

“Gjithmonë që e kanë pasur në dorë e kanë kthyer pas komunitetin, kanë kthyer pas punët e bëra me mund.

Zgjedhje për kryetarë bashkish është zgjedhja e njeriut të duhur për të bërë punët, jo për të gjetur një njeri e ta vëmë në zyrën e bashkisë që më pas të mbushë autobusat për të luftuar kundër qeveris.

Shqipëria nuk u kthehet më aktorëve të damkosur nga populli shqiptar dhe nga SHBA. Nuk ka më arsye për tu dhënë një shans.

14 maji nuk është për ndarë në 2 anë komunitetin, por kë do të marrë ky popull në punë për t’i shërbyer në katër vitet e ardhshme.

Të mos rikthejmë kazanët e mbushur me plehra anës rrugëve me ditë të tëra”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë