Kryeministri Edi Rama ishte në Librazhd në një takim elektoral. Ai tha se Shqipëria nuk duhet t’u kthehet më personave të damkosur nga populli partnerët.
“Gjithmonë që e kanë pasur në dorë e kanë kthyer pas komunitetin, kanë kthyer pas punët e bëra me mund.
Zgjedhje për kryetarë bashkish është zgjedhja e njeriut të duhur për të bërë punët, jo për të gjetur një njeri e ta vëmë në zyrën e bashkisë që më pas të mbushë autobusat për të luftuar kundër qeveris.
Shqipëria nuk u kthehet më aktorëve të damkosur nga populli shqiptar dhe nga SHBA. Nuk ka më arsye për tu dhënë një shans.
14 maji nuk është për ndarë në 2 anë komunitetin, por kë do të marrë ky popull në punë për t’i shërbyer në katër vitet e ardhshme.
Të mos rikthejmë kazanët e mbushur me plehra anës rrugëve me ditë të tëra”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje