Ka ndodhur

Në furgon me 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 56-vjeçari nga Durrësi

Gazeta Si – Një 56-vjeçar nga Durrësi, është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi  është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia tha se 56-vjeçari kishte “paketuar” në automjetin tip furgon, 15 emigrantë, të cilët do i transportonte kundrejt  pagesës, në kufirin me Kosovën, në mënyrë që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë