Gazeta Si – Një 56-vjeçar nga Durrësi, është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Policia tha se 56-vjeçari kishte “paketuar” në automjetin tip furgon, 15 emigrantë, të cilët do i transportonte kundrejt pagesës, në kufirin me Kosovën, në mënyrë që të kalonin ilegalisht në këtë shtet dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje