Politike

Mbyllja e fushatës/ Rama të premten në Shkodër dhe Durrës, Berisha dhe Alibeaj në Tiranë

Takimi përmbyllës i partive kryesore ne vend paracakton edhe sfidën elektorale që Rama, Berisha, Meta dhe Alibeaj kanë për këto zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama që synon fort kësaj here Shkodrën por edhe një tjetër fitore të mundimshme në Durrës do të mbyllë fushatën në këto dy qytete të premten mbasdite.

Sali Berisha dhe Ilir Meta i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e mbyllin fushatën në Tiranë të premten e kësaj jave në shesin “Nënë Tereza” në orën 19.00.

Sali Berisha bëri thirrje gjatë takimeve të fundjavës që të mblidhen të gjithë ne shesh në atë orë.

Enkelejd Alibeaj kryetari i komanduar i PD-së do të mbyllë fushatën gjithashtu në Tiranë.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë