Gazeta Si – Partia Socialiste ka mbyllur fushatën e saj në qytetin e Kavajës, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Duke qenë se Kavaja njihet prej vitesh si bastion i të djathtës, Rama tha se është ndër zonat që është zhgënjyer më së shumti nga opozita. Por sipas tij, tashmë situata ka ndryshuar.
“Gjithmonë kënaqësi e veçantë kur vij në Kavajë dhe sot dua t’ju kujtoj se këtu ku jemi ne, dikur ishte një rrugë, këto pemë të bukura nuk ishin, ky bulevard i shtruar me gurë nuk ishte dhe të gjitha këto shtëpi ishin, por ishin shëmbëlltyra e rrënimit dhe kjo ishte pamja dhe gjendja e rrugës kryesore të Kavajës, pjesa tjetër ishte një tmerr që vinte vërdallë atyre dy gishtave”, – tha kryeministri.
Rama shtoi se Kavaja ishte marrë peng, ku PD vinte, merrte votat dhe zhdukej. “Ishin si një trekëndësh, ku ishin varur shpresat, ëndrrat, nevojat e kavajasve, për të cilat askush nuk kishte asnjë përgjigje dhe politika vinte në Kavajë me 2 gishta për të marrë vota e për t’u zhdukur sërish deri në zgjedhjet e tjera, – shtoi Rama. – Kur unë kam ardhur si kreu i PS për herë të parë ka qenë realisht një situatë e tensionuar dhe me shumë vështirësi arritëm të hyjmë në sallë për të bërë një mbledhje, ku kishte më shumë karrige bosh se njerëz në karrige. Sepse Kavaja ishte marrë peng, ishte kthyer në pengun e pikërisht atyre që ngriti lart, mbështeti, iu dha besimin symbyllur, e prej të cilëve priti kot vite e vite”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje