Ka ndodhur

Droni i policisë zbulon 285 bimë kanabis në Milot

Gazeta Si – Disa bimë narkotike të kultivuara në fshatin Gallatë të Milotit janë zbuluar nga policia gjatë një aksioni antidrogë të koduar “Imazhi 2”.

Kështu, droni i policisë zbuloi 285 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit me iniciale A.B., i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.   

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, për shtetasin Gj. B., 51 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gallatë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë