Gazeta Si – Disa bimë narkotike të kultivuara në fshatin Gallatë të Milotit janë zbuluar nga policia gjatë një aksioni antidrogë të koduar “Imazhi 2”.
Kështu, droni i policisë zbuloi 285 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit me iniciale A.B., i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, për shtetasin Gj. B., 51 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Gallatë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje