Gazeta Si – Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak në Himarë, i cili akuzohet për blerje votash.
Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se Beleri u rrëmbye nga forcat policore me urdhër të Ramës. I pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës, Dule e quajti arrestimin e Bejlerit sulm të pastër politik dhe bëri thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen.
“Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij, – u shpreh Dule. – Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Ky është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare”.
Dule, ka kërkuar “të lirohet menjëherë Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje