Politike

Arrestimi i Belerit, Vangjel Dule akuzon Ramën: Sulm i pastër politik, të lirohet

Gazeta Si – Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak në Himarë, i cili akuzohet për blerje votash.

Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se Beleri u rrëmbye nga forcat policore me urdhër të Ramës. I pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës, Dule e quajti arrestimin e Bejlerit sulm të pastër politik dhe bëri thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen.

“Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij, – u shpreh Dule. – Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Ky është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare”.

Dule, ka kërkuar “të lirohet menjëherë Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë