Ka ndodhur

Aksident te mbikalimi në Mjull Bathore, humb jetën shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë

Gazeta Si – Një automjet i ambasadës ruse në vendin tonë është aksidentuar me pjesën ndarëse metalike të rrugës dhe ka dalë prej andej, duke u përplasur më pas me bordurën.

Si pasojë, policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi rus Sergei Mironov, 36 vjeç, i cili ishte pasagjer.

Ngjarka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te mbikalimi në Mjull Bathore rreth orës 23:20 pranë zonës së TEG-ut në kryeqytet.

Mësohet se 36-vjeçari humbi jetën në spital dhe se ai punonte si shoqërues i ambasadorit rus në Tiranë.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur edhe 30-vjeçari rus, Andrea Kukuviç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e aksidentit, mjeti i ambasadës ruse është shkatërruar totalisht. Burime nga grupi hetimor thonë ka dyshime që makina ka qenë me një shpejtësi rreth 180 km/h.

Gjithashtu raportohet se automjeti me targa diplomatike ka shkeulur disa herë rregullat e qarkullimit rrugor dhe është shpallur me “Alert” nga policia.

Makina, në të paktën 2 raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave të lejuara.

Lidhur me këto shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ishte vendosur në dijeni edhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë