Politike

Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Reflektoni në 48 orët e fundit dhe votoni për të ardhmen tuaj

Nga Gazeta ‘SI’ – Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e fundit elektoral në Elbasan, i kërkoi qytetarëve të votojnë për ndryshimin në të mirë të Shqipërisë, të fëmijëve të tyre dhe të ardhurave të tyre.

“Le të shndërrojmë 48 orët e fundit në orët e reflektimit.
Le të mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave. Ju e keni të qartë se si dhjetëra mijëra qytetarë u arrestuan për faturat e dritave”, tha ish-kryeministri Berisha.

Si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha tha se e diela e 14 majit duhet të jetë reflektim për tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje.

Ai përmendi fushatën e kryeministrit Rama si një luftë të egër politike kundër opozitës, e cila nisi me tritol e përfundoi me arrestime.

 “Të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata që zgjaten e bëhen tërkuzë, sepse shumë bashkëqytetarë tanët nuk kanë me se paguajnë ushqimin e përditshëm. Të gjitha këto kanë ardhur sepse Elbasani e Shqiëpria qeverisen nga kjo qeverisje. Ju ftoj të votoni ndryshimin më 14 maj e mos harroni se të gjitha sa thash më sipër Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët.

E nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime.

Rma u angazhua në luftë të egër kundër opozitës. Bën gjithçka të dhunojë e shkelmojë votë, emisarët e tij shpërndajnë si hiena para e blejnë vota. Kjo blerje votash që konvertohet në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje.

Të votojmë Luçiano Boçin, intelektualin e shquar që ka hartuar projektin e një Elbasani ndryshe, qytet dinjitoz për qytetarët e tij”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë