Nga Gazeta ‘SI’ – Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën në Tiranë, për të pritur heshtjen zgjedhore të së shtunës.
Belind Këlliçi kandidati i kësaj aleance për Tiranën tha para qytetarëve se ai ishte “i vetëdijshëm që gara për Tiranën mund të mos ishte e barabartë, por jam i bindur për nevojën për ndryshim.”
“Kam hyrë në këtë garë i vetëdijshëm që mund të jetë e pabarabarta, por i vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe forcën e PD, familjes sime politike. Beteja të dielën është një arsye shumë e madhe për të bashkuar votat”, tha kandidati demokrat.
Për herë të fundit, Këlliçi përsëriti premtimet që u ka bërë ai banorëve të Tiranës, duke nisur nga autobusi falas për qytetin dhe fshatrat e deri tek rindërtimi i Teatrit Kombëtar.
“Kur dhashë këtë premtim të mirëmenduar me ekspertët më të mirë të PD gjithkush mendoi si do të bëhej, por kur ka 430 mln euro për inceneratorë fantazmë, nuk dilkan për pensionistët dhe studentët. Paratë nga dheu do i nxjerrë Belind Këlliçi e do e bëjë autobusin falas.
E dini ç’kritikë kam marrë deri tani? Kushton pak më kanë thënë për nënkalimin. Jetojmë në një vend ku rrugët ndërtohen me 24 milionë euro.
Nëse do të kisha thënë 40 mln euro do isha djalë i zgjuar si këto të tjerët.
Nuk do lë njësi në Tiranë pa kopshte shkolla e çerdhe, paratë tuaja nuk do i prek e nuk do i vjedh po do i kthej në shërbime për ju.
Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ky qytet do i kthehet vlerave, identitetit dhe qytetarëve.
Na ndajnë vetëm 48 orë nga largimi i Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës.
Karrigia është e përkohshme, fytyra është e përjetshme. Unë fytyrën e kam të përjetshme.
Mesazh për qytetarët që kanë frikë se mos të dielën kontrollohet vota, Belind Këlliçi i përket një gjenerate të lirë, nuk i ndaj punonjësit e administratës të majtë e të djathtë. Por patronazhistët të paketojnë plaçkat se nuk do kenë më punë në bashki pas 14 majit”, tha kandidati për kryeqytetin, Belind Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje