Gazeta Si – Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci është në avantazh në Shkodër më një numër të konsiderueshëm votash kundrejt rivalit të tij Bardh Spahia të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në bastionin e madh të opozitës prej dekadash, diferenca në vota mes dy kandidatëve kryesorë për marrjen e drejtimit të bashkisë është e madhe.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-ë, Beci ka siguruar deri në këtë moment 25687 vota ose 59.96% të votuesve.
Ndërsa Bardh Spahia i “Bashkë Fitojmë”, ka 17.213 vota ose 40.04%. Në total, janë 247 kuti, ndërsa deri para mesditës së kësaj të hëne, janë numëruar 187 prej tyre.
Mësohet se nuk janë numëruar ende kutitë e Velipojës, ku ndryshe nga zonat e tjera njihet për mbështetje të lartë të socialistëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje