Politike

Benet Beci në avantazh ndaj Bardh Spahisë me diferencë të madhe votash në Shkodër

Gazeta Si – Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci është në avantazh në Shkodër më një numër të konsiderueshëm votash kundrejt rivalit të tij Bardh Spahia të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bastionin e madh të opozitës prej dekadash, diferenca në vota mes dy kandidatëve kryesorë për marrjen e drejtimit të bashkisë është e madhe.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-ë, Beci ka siguruar deri në këtë moment 25687 vota ose 59.96% të votuesve.

Ndërsa Bardh Spahia i “Bashkë Fitojmë”, ka 17.213 vota ose 40.04%. Në total, janë 247 kuti, ndërsa deri para mesditës së kësaj të hëne, janë numëruar 187 prej tyre.

Mësohet se nuk janë numëruar ende kutitë e Velipojës, ku ndryshe nga zonat  e tjera njihet për mbështetje të lartë të socialistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë