Politike

Luan Baçi: Emri i Ilir Metës në fletën e votimit ishte penalizues

Një ndër shkaqet për humbjen e opozitës më 14 maj, për deputetin e Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Baçi tha se emri i Ilir Metës në fletën e votimit ishte penalizues për bojkotin e demokratëve.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thoshin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishën dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin. Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot”, tha Baçi në A2CNN.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” u prezantua në fletën e votimit me emrin e Ilir Metës pas rrëzimit të kërkesës nga Kolegji Zgjedhor për vendosjen e si kryetar të koalicionit të emrit të Sali Berishës. Pak ditë para zgjedhjeve, Ilir Meta tha se ky fakt do të ketë zero ndikim tek votuesit.  

“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret më 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme”, është shprehur  Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë