Politike

Kryeministri hungarez Viktor Orban në Tiranë, Rama e pret me një ceremoni zyrtare

Gazeta Si – Në ambientet e jashtme të kryeministrisë, kryeministri Edi Rana ka pritur me ceremoni zyrtare paraditen e kësaj të premteje homologun  e tij hungarez Viktor Orban.

Me nderime të larta shtetërore, Orban u prit nga kryeministri Rama. Pas dëgjimit të dy himneve respektive kombëtare, Rama dhe Orban hynë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, në orën 10:30 është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

Kryeministria bën me dije se gjatë takimit me kryeministrin Rama, dy homologët do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe. Ndërkohë mëoshet se në orën 10:40 dy homologët do të mbajnë konferencë për shtyp.

Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.

Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Orban ka mbërritur në Shqipëri që ditën e djeshme, gjë që e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook-un e tij. “Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme!“, ka shkruar më herët Orban.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë