Gazeta Si – Në ambientet e jashtme të kryeministrisë, kryeministri Edi Rana ka pritur me ceremoni zyrtare paraditen e kësaj të premteje homologun e tij hungarez Viktor Orban.
Me nderime të larta shtetërore, Orban u prit nga kryeministri Rama. Pas dëgjimit të dy himneve respektive kombëtare, Rama dhe Orban hynë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, në orën 10:30 është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.
Kryeministria bën me dije se gjatë takimit me kryeministrin Rama, dy homologët do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe. Ndërkohë mëoshet se në orën 10:40 dy homologët do të mbajnë konferencë për shtyp.
Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.


Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Orban ka mbërritur në Shqipëri që ditën e djeshme, gjë që e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook-un e tij. “Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme!“, ka shkruar më herët Orban.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje