Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të enjten në mbrëmje të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar me 20 qershor.
Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
Zgjedhjet do të drejtohen nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, ndërsa është përjashtuar nga ky proces Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndryshe nga sa thuhej në vendimin e ditëve më parë
Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda katër ditëve

Fushata zgjedhore për kryetarin e ri do të zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.
Zgjedhjet për kryetar janë parashikuar të mbahen me 29 korrik 2023.
Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të mbahet brenda muajit shtator 2023.
Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.
Deputetët e PD që munguan në mbledhjen e kryesisë së PD:
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Merita Bakiu
Anëtarët e kryesisë të pranishëm në mbledhje
Arbi Agalliu
Kreshnik Çollaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi
Ndodhet në Berlin: Jonila Godole
Kanë dhënë dorëheqjen
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebijaj
Juela Hamati (ka kohe që nuk merr pjesë në mbledhje kryesie)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje