Politike

Kryesia e PD: Me 20 qershor mbledhim Këshillin Kombëtar për kandidaturat për kryetarin (kush mungoi)

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të enjten në mbrëmje të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar me 20 qershor.

Kryesia e PD vendosi Organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.

Zgjedhjet do të drejtohen nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, ndërsa është përjashtuar nga ky proces Sekretari  i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndryshe nga sa thuhej në vendimin e ditëve më parë

Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda katër ditëve

Ne foto: Kryesia e PD-se zyrtare

Fushata zgjedhore për kryetarin e ri do të zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.

Zgjedhjet për kryetar janë parashikuar të mbahen me 29 korrik 2023.

Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të mbahet brenda muajit shtator 2023.

Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.

Deputetët e PD që munguan në mbledhjen e kryesisë së PD:

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Gështenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Merita Bakiu

Anëtarët e kryesisë të pranishëm në mbledhje

Arbi Agalliu

Kreshnik Çollaku

Jemin Gjana

Fitim Zekthi

Gentian Gaba

Endri Hasa

Indrit Sefa

Roland Bejko

Taulant Zeneli

Gazment Koduzi

Taulanda Jupi

Flutura Acka

Orjola Pampuri

Agron Kapllanaj

Enkelejd Alibeaj

Xhemal Gjunkshi

Ndodhet në Berlin: Jonila Godole

Kanë dhënë dorëheqjen

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebijaj

Juela Hamati (ka kohe që nuk merr pjesë në mbledhje kryesie)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë