Një ditë pasi shpalli 8 personat më të kërkuar për qarkun e Vlorës, Policia e Shtetit ka bërë publik listën me personat më të rrezikshëm në Fier.
Në këtë listë ndodhen plot 17 persona, të cilët janë në kërkim, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.
Policia i bën thirrje cilitdo që ka informacione në lidhje me këta persona të lajmërojë uniformat blu.
“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruan Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



















Lini një Përgjigje