Lajme

Policia nxjerr emrat: Ja personat më të rrezikshëm në Fier

Një ditë pasi shpalli 8 personat më të kërkuar për qarkun e Vlorës,  Policia e Shtetit ka bërë publik listën me personat më të rrezikshëm në Fier.

Në këtë listë ndodhen plot 17 persona, të cilët janë në kërkim, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.

Policia i bën thirrje cilitdo që ka informacione në lidhje me këta persona të lajmërojë uniformat blu.

“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruan Policia.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë