Politike

Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas skandalit seksual të Safet Gjicit, i pranishëm dhe Majko (çfarë u vendos)

Këshilli bashkiak i Kukësit është ’zgjuar’ nga pllakosja e heshtjes por edhe veprimtarisë normale të bashkisë qysh pas publikimit të video-skandalit seksual të kryetarit të shkarkuar të bashkisë, Safet Gjici.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja  kërkoi ndjesë për videon. Sipas tij, puna duhet të vijojë, me argumentin se kjo ngjarje tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, ish- drejtues politik i fushatës elektorale të PS-së në zgjedhjet e 14-Majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë