Këshilli bashkiak i Kukësit është ’zgjuar’ nga pllakosja e heshtjes por edhe veprimtarisë normale të bashkisë qysh pas publikimit të video-skandalit seksual të kryetarit të shkarkuar të bashkisë, Safet Gjici.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja kërkoi ndjesë për videon. Sipas tij, puna duhet të vijojë, me argumentin se kjo ngjarje tashmë i përket së kaluarës.
Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.
Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.
Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, ish- drejtues politik i fushatës elektorale të PS-së në zgjedhjet e 14-Majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje