Politike

Kreu i PD / Basha hap fushatën të hënën, Dega nr 4: T’i bëjmë pritje madhështore, këtu ringrihet PD (takimi do mbahet në një piceri)

Pavarësisht debateve brenda saj, Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy kandidatët për kryetar për të cilët do të votohet në fund të muajit Korrik; Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

U tha se fushata do të fillonte të shtunën por Basha pritet të hapë fushatën vetëm ditën e hënë në orën 19.00. Të paktën kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga dega numër 4 e partisë ku thuhet se Bashës  i duhet rezervuar një pritje madhështore.

Po ku do të mbahet takimi apo “pritja madhëshore” që, sipas njoftimit, do të shërbejë edhe si pikë takimi për ringritjen e PD? Tek një piceri në kryqëzimin e Porcelanit në Tiranë.  

“Përshëndetje të nderuar anëtarë të degës 4 Tiranë!

Kam nderin t’ju informoj se ditën e hënë ora 19.00 te piceri OGi në kryqëzimin e porcelanit vjen z Lulzim Basha, hap fushatën për Kryetarin e PDSH në degën tonë!

Ky është një vlerësim, por dhe përgjegjësi për t’i bërë një pritje madhështore.

Dhe ky takim të jetë një gur themeli për ringritjen e PD”, thuhet në njoftimin e degës numër 4 të shpërndarë për anëtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë