Pavarësisht debateve brenda saj, Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy kandidatët për kryetar për të cilët do të votohet në fund të muajit Korrik; Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
U tha se fushata do të fillonte të shtunën por Basha pritet të hapë fushatën vetëm ditën e hënë në orën 19.00. Të paktën kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga dega numër 4 e partisë ku thuhet se Bashës i duhet rezervuar një pritje madhështore.
Po ku do të mbahet takimi apo “pritja madhëshore” që, sipas njoftimit, do të shërbejë edhe si pikë takimi për ringritjen e PD? Tek një piceri në kryqëzimin e Porcelanit në Tiranë.
“Përshëndetje të nderuar anëtarë të degës 4 Tiranë!
Kam nderin t’ju informoj se ditën e hënë ora 19.00 te piceri OGi në kryqëzimin e porcelanit vjen z Lulzim Basha, hap fushatën për Kryetarin e PDSH në degën tonë!
Ky është një vlerësim, por dhe përgjegjësi për t’i bërë një pritje madhështore.
Dhe ky takim të jetë një gur themeli për ringritjen e PD”, thuhet në njoftimin e degës numër 4 të shpërndarë për anëtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje